75 Pierre CABANES
DISA ÇËSHTJE MBI AMANTËT
Vizita ime e parë në fshatin Plloçë daton qershor të vitit 1971, i shoqëruar nga Skënder Anamali, të cilit i pëlqente në mënyrë të veçantë ky vendbanim. Po në këtë ditë e pashë Anamalin jashtë fshatit tek fl iste me një bari, i cili po i jepte të gjitha monedhat antike që kishte mbledhur në shpatet e kodrës përreth fshatit, teksa ruante bagëtitë. Këto monedha shoqëruesi im i çoi në Institutin Arkeologjik të Tiranës. Ky material numizmatik ishte interesant për përbërjen e tij: pjesa më e madhe e monedhave ishte me origjinë epirote, të periudhës republikane, të ndjekura nga monedhat me legjendën të cilat ishin më të pakta në numër. Fqinjësia territoriale me koinonin e epirotëve shpjegon vendin mbizotërues që zënë monedhat e këtij shteti kufi tar: simbolet që fi gurojnë mbi monedhat e bronzit të Amantias, Zeus / rrufe, Dione / trikëmbësh dhe Artemis / majë heshte janë marrë pikërisht nga Epiri. Në të vërtetë, amantët u shkëputën nga shteti epirot veç në momentin e rënies së monarkisë, pas vrasjes së Deidamesë në Ambraki. Në kohën e Pirros, të djalit të tij Aleksandrit II dhe pasardhësve të tij, Epiri i Madh ishte ende i fortë dhe kontrollonte njëherazi Ilirinë e Jugut në veri dhe një pjesë të Akarnanisë në jug. Në këtë kuadër nuk është çudi që monedhat prej bronzi të Amantias, duke fi lluar nga viti 230, përdorin simbole të traditës epirote me të cilat banorët ishin mësuar: ajo që ndryshon është vetëm legjenda e cila zëvendëson atë . Komuniteti i amantëve ose i abantëve shtron pyetje para historianit, pyetje që lidhen me origjinën e tyre dhe lidhjet me Eubenë, ashtu si dhe me natyrën e shtetit të tyre (polis ose ethnos), shtrirjen dhe institucionet e tij në periudhën nga viti 230 deri në përfshirjen në Provincën romake të Maqedonisë (në vitin 148). * * * ILIRIA Nr. XXXV



















