Incidenti në Mekë 1987 ishte një përleshje mes pelegrinazhëve shia dhe forcave të sigurisë saudite, kjo ndodhi më 31 korrik 1987 ku çoi vdekje mbi 400 njerëzve. Kjo ngjarje u përshkrua si një “masakër” dhe ngriti tensione mes dy shteteve Iranit dhe Arabisë Saudite. Që nga viti 1981, iranianët shia mbajtën demonstratë vjetor politike kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara,[2] por në vitin 1987, një kordon i policisë saudite dhe Forcave Mbrojtëse Saudite kishte mbyllur një pjesë të rrugës së planifikuar për demonstratë, duke çuar në një konfrontim mes tyre dhe pelegrinëve. Kjo u përshkallëzua në një përplasje të dhunshme, pasuar nga një ikje vdekjeprurëse. Ka një polemikë në lidhje me detajet e incidentit, me Iranin dhe Arabinë Saudite hedhjen shumë nga fajësia në anën tjetër. Disa burime pohojnë se numri i të vdekurve nga incidenti ishte 402 persona: 275 pelegrinë iranianë, 85 policë sauditë dhe 42 pelegrinë nga kombësi të tjera.[3] Burime të tjera pohojnë se më shumë se 400 pelegrinë kishin vdekur, dhe mijëra të tjerë u plagosën. Pas incidentit, iranianët sulmuan ambasadat e Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Francës, duke rrëmbyer katër Sauditë nga ambasada.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 KIFNER, JOHN (1987). "400 DIE AS IRANIAN MARCHERS BATTLE SAUDI POLICE IN MECCA; EMBASSIES SMASHED IN TEHERAN". nytimes. nytimes. Marrë më 29 qershor 2017.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Emmanuel Sivan; Menachem Friedman (1990). Religious Radicalism and Politics in the Middle East. SUNY Press. fq. 190. ISBN 978-0-7914-0159-0.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)